“Spektakël i shëmtuar në kurriz të diasporës”, Vasilika Hysi-Hajdarit: Mos ma ngri gishtin mua

schedule12:21 - 22 Tetor, 2020

schedule 12:21 - 22 Tetor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari, në seancën e sotme plenare deklaroi se qeveria nuk ka pasur asnjëherë prioritet të saj diasporën.

Hajdari theksoi se mazhoranca nuk i ka dhënë diasporës atë që ka kërkuar prej kohësh, të drejtën e votës.

“Të drejtat e tyre asnjëherë nuk kanë qenë prioritet i qeverisë. Nuk i kanë dhënë një çështje që kanë kohë që e duan. Janë kontribuuesit kryesorë të këtij shteti, janë ata që e mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi. Mazhoranca, diasporës nuk i ka dhënë të drejtën e votës.

Sa herë vini këtu dhe thoni se jeni duke luftuar për ta, kjo është e vërteta se çfarë jeni duke për diasporën. Bëhet një spektakël i shëmtuar në kurriz të diasporës, por edhe të qytetarëve, shqiptarë. Shqiptarët po gënjehen”, tha Hajdari.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj deputetja Hajdari teksa ka kërkuar më tepër kohë, pati kundërshtime, ndërsa nënkryetarja Vasilika Hysi ka reaguar më kritika ndaj deputetes Hajdari.

Vasilika Hysi: Mua gishtin mos ma ngri dhe mos fol pa edukatë se je zonjë. Respekto rregulloren se je grua, je nënë.

/abcnews.al/