Specializantët mbështeten financiarisht, mjeku: Kthimi i mjekëve nga jashtë, nxit të rinjtë të qëndrojnë

schedule20:26 - 12 Prill, 2023

schedule 20:26 - 12 Prill, 2023

Pediatria në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë  është pajisur me skaner , grafi digjitale dhe eko të fjalës së fundit të teknologjisë.

Ministrja e Shëndetësisë thote se ky investim se do të rrisë cilësinë e shërbimit për pacientët e vegjël.

“Me këtë skaner të ri, që i shtohet flotës së pajisjeve bio-mjekësore të Spitalit Pediatrik, ne do të kemi mundësi që të ofrojmë një shërbim më të shpejtë, më cilësor për pacientët e vegjël që marrin shërbim dhe kujdes shëndetësor në këtë spital”, tha Manastirliu.

Por kush do ti përdorë këto pajisje kur shumë  mjekë po largohen nga vendi e shumë  të  rinj i nisin studimet e larta në këtë degë  me sytë drejt Gjermanisë?  Afro gjysma e të diplomuarve në mjekësi në tre vitet e fundit sipas shifrave  të Urdhërit të Mjekut kanë emigruar.

“Duke filluar nga muaji që vjen, ju do të keni mundësi si mjekë specialistë të gëzoni rritjen e pagave, ku paga e mjekëve specialistë rritet me 500 dollarë në muaj, ndërkohë që do të kemi rritjen e pagave edhe për specializantët tanë, të cilët do të paguhen me 80% të pagës së mjekëve specialistë, një pagë e rritur dhe për specializantët ku paga do të shkojë 1000 euro në muaj që është një investim i shtetit për ta”, shtoi ajo.

Por perpjekjet disa vjecare per te mbajtur mjeket e infermieret ne vend, duke rritur rrogast e shtuar bonuset, deshtuan. Kur vjen puna te uniformat e bardha, Gjermania eshte nje konkurent i forte financiar. Ndaj qeveria duket se po tenton nje skeme, qe nuk pwrfshin vetem shperblimet, por edhe detyrimet.

Shtimi i kuotave të specializimeve në Universitetin e Mjekësisë  ishte nje tjeter  hap.  Bllokimi i tyre  deri në vitin  2010 detyroi shume mjeke te emigronin.  Kardiokirurgu Albi Fagu ishte një prej tyre.

“2004 mbarova studimet,  deri në  2010 nuk pati specializime,  në 2009 ndoqa rrugen jashte Shqiperisë.  

Arsye kryesore e largimit ishte mungesa e mundesise per trajnim ne kardiokirurgji.  2 vjet bera specializim te pjesshëm në Belgjikë më pas në Freiburg në Gjermani ” tha Mjeku.

Prej një viti Albi eshte kthyer.

Kohën e tij e ndan mes Freiburgut dhe Tiranës. Ne sanatorium ai është bërë pjesë e ekipit të shërbimit të ri te kardiokirurgjise. Eshte ky Projekt ky  që e ktheu në Shqiperi. Mjeku mendon se nisma të ngjashme mund të nxisin  dhe kolegë të tjerë të bëjnë të njejtën gjë, me shume sesa shtesa e rrogave. Mjek nuk te ben diploma dhe paraja, por eksperienca dhe oret e punes.

“Arsyeja qe mund të nxise te konsiderojne kthimin jane projektet serioze,  ne kemi deshiren te ngreme gjera,” u shpreh ai.

Punonjësit e sistemit shëndetësor publik pëveç rritjes së pagave do të mbështeten dhe me kredi të buta.  Por  bashkë me incentivat nxitëse  qeveria per ti mbajtur bluzat e bardha ne vend do të  zbatojë dhe politika frenuese. Studentët e Mjekësisë para se tw nisin fakultetin do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri. Diplomën do ta marrin pasi të kenë përmbyllur këtë detyrim. Studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit njësoj si në vendet e tjera, afro 18 mijë dollarë.  Por kardiokirurgu Fagu sjell dhe një tjetër ide.

“Nxitja e kthimit të mjekëve nga jashtë për të punuar e trajnuar mjekët e rinj do ti mbante  në vend,” shtoi kardiokirurgu.

Albi, ashtu si mijera shqiptare qe nuk largohen me, thjesht per para, mendon se ne fund te gjithe kerkojne te shohin drite, ne fund te tunelit te gjate te tranzicionit.

“Perspektiva e qartë për të ardhmen do ti mbante këtu,” përfundoi ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!