SPECIALE/ Shqipëria, më pranë BE. Viti 2024 shënoi çeljen e negociatave për grupkapitujt kryesorë

schedule22:12 - 1 Janar, 2025

schedule 22:12 - 1 Janar, 2025

Viti 2024 ka shënuar një sërë arritjesh për Shqipërinë, jo vetëm në politikën e brendshme por më së shumti në arenën ndërkombëtare.

Tashmë vendi ynë është më pranë Bashkimit Europian, pasi në harkun kohor të dy muajve ka zhvilluar dy konferennca ndërqeveritare.

Fillimisht në muajin tetor u celën negociatat për grupkapitullin e “Themeloreve” që përfshinin reformat kyce në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Ndërsa në dhjetor, u hap grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë.

Ky progress u vlerësua edhe nga ministri i punëve të jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó, vendi i të cilit mban edhe presidencën e Bashkimmit Europian.

“Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do të jenë në këtë grup-kapituj si për marrëdhëniet me jashtë, për sigurinë, ndaj dhe po e hapim këtë grup-kapitull sot në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, pasi Shqipëria është një vend  NATO-s dhe është pjesë e Këshillit të Sigurimit.”

Nuk mungoi edhe një autokritike për bllokimin e procesit nga vendet anëtare për shumë vite.

“Në 2 muaj kemi pasur 2 Konferenca ndërqeveritare, 2 grup-kapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Pra më shumë ka ndodhur në këto 2 muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara.”

Ambicia për Shqipërinë është që të jetë anëtare me të drejta të plotë e Bashkimit Europian brenda 2030. E për këtë, kryeministri Edi Rama u shpreh optimist për hapjen e të tjerë grupkapitujve, pranverën e ardhshme.

“Ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027, me shpresë që anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Parimi në bazë të meritave për ne është shumë i rëndësishëm se do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë aq mirë sa të jetë e mundur.”

E për këtë mori edhe garancinë e Marta Kos, komisioneres për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë.

“Zgjerimi është prioritet për Bashkimin Europian dhe ne jemi të përkushtuar për të marrë ndryshime të tjera. Sot në konceptin ndërkombëtar për hapjen e grupkapitujt e gjashtë është njohje e qartë e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE. Kam besim në vendosmërinë e Shqipërisë për të punuar fort për të gjitha reformat për këtë proces.”

E teksa Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Kosovën, të cilën Albin Kurti e ka vëne në një pozicion delikat me aleatët. Ndaj dhe Edi Rama u rikthye në Prishtinë me mesazhe të qarta për të, kur kërkoi ti jepet fund reciprocitetit nacionalist, në mbledhje e përbashkët mes dy kuvendeve.

“Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior, duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me Bashkimin Europian, duke e këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në.”

Bashkimit Europian i kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe vendeve anëtare njohjen e saj si shtet i lire dhe sovran.

“Kemi këmbëngulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e Bashkimit Europian që janë penguar të lëvrohen për shkak të atyre masave të mos digjen, por ne duhet të jemi dorë për dore, paqedashës dhe paqeruajtës për të bindur dora-dorës edhe skeptikët më të mëdhenj në Bashkimin Europian për absurditetin e rezervave të tyre ndaj njohjes së Kosovës, si shtet sovran, dhe në sytë e tyre barra e fajit për degradimin e dialogut europian të normalizimit duhet ti bjerë e gjitha vetëm Serbisë, po kurrësesi, nuk duhet të lejojmë që qoftë edhe një gram ti bjerë Kosovës.”

Ndërsa për deputëtet e parlamentit të Kosoves kishte nje propozim. Ngritjen e një komisioni verifikimi për standartet e gjykimit në Hage të ish krereve të Uck, për të cilet tha se rast se miratohet do të marrë të njëjten mbeshtetje nga Shqipëria.

“Nuk rri dot pa  e thënë cudinë time, se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një  nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit.”

Jo pak zhvillime ky vit ka sjellë edhe për Partinë Demokratike. Sali Berisha rimori drejtimin e partisë dhe fitoi lirinë pas më shumë se 300 ditësh në izolim. Por kjo nuk mjaftoi të ndryshonte mendim për drejtësinë, përkundrazi i shtoi sulmet ndaj tyre.

Ndërsa me rikthimin e Donald Trump në shtëpinë e bardhe, Berisha u dha shpresë të re mbështetesve të tij se do të heq njollën e non gratas amerikane. Dhe sikur mos mjaftonte kjo, premtoi se nëse fiton zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të heq vizat me Amerikën, edhe pse prej tre vitesh nuk e kalon as vetë Atlantikun..

“Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë” dhe anëtarësim të plotë në BE!”

Kaq mjaftoi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ti mbyllnin edhe një here derën, duke i dhëne një mesazh të qartë Berishës së ata nuk angazhohen me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Ambasada Amerikane në Tiranë ndërkohë ka kryer takime të ndryshime, muajt e fundit me deputetët të opozitës, të cilët janë të linjes se moderuar, qe jo rralle eshte perplasur me Berishen pasi ai u shpall non grata.

Berisha nuk heq dorë nga shpresa e tij per heqjen e non grata, por as shba nuk heqin dore nga PD dhe e ardhmja e saj me Berishen, nje perplasje qe daton vitin 1996 e qe vazhdon akoma. Ndryshimi eshte biologjik. Berisha që ka hyre në vitin e 81 te jetës, ndersa SHBA nuk kane problemin e kohës.

Paralelisht, Berisha instiston për qeveri teknike dhe për këtë ka mobilizuar militantët e tij në disa protesta, të cilat po shkojnë gjithnjë e më shumë drejt tkurrjes kreu I demokratëve ka dalë edhe vetë në rrugë.

Ndërsa, beteja e tij e rradhës në këtë vit të ri është me Edi Ramën, i cili jo vetëm synon mandatin e katërt qeverisës por edhe 84 karrige në parlamentin e  Shqipërisë.

Për këtë socialistët kanë nisur punën jo vetëm brenda kufinjve për edhe jashtë saj…

Edi Rama është pritur nga mijëra shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Greqi, Itali, Britani e Madhe, të cilëve iu ka kërkuar votëbesimin në 11 maj, për ta cuar Shqipërinë përpara dhe shqiptarëve për tju kthyer dinjitetin,

Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.

Sipas kryeministrit, vota e diasporës nuk do të shërbejë vetëm për ti dhënë shumicës një fitore përfundimtare por edhe për të cliruar opozitën nga pengmarrja…

Duhet të jetë një fitore për hallet e disa udhëheqësve të diskredituar. Kushdo duhet të votojë në zgjedhjet e ardhshme, për ta çliruar opozitën nga pengmarrësit dhe të shohi se ça kove me ujë do të bjeri nga ballkoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!