Edhe në vitin 2024 në qëndër të vëmëndjes për prokurorët e posaçëm ishin njerëzit që vijnë nga radhët e politikës. Ish-presidenti, ish-kryetari I kuvendit dhe njeherazi ish-kryeministri Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më një 21 tetor pasi rezultoi i përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Bashkë me Meten në hetim për të njëjtat vepra penale përfundoi edhe bashkëshortja e tij Monika Krymeadhi. Por ndryshe nga ish-presidenti që vijon të mbahet I izoluar në qelitë e burgut 313-të, Krymadhi po hetohet në gjendje të lirë. Ndaj saj është caktuar masa detyrim paraqitje. Mesditën e 21 tetorit Ish-presidenti Meta, u arrestua pranë mbi kalimit të kamzës sapo ishte kthyer nga Kosova. Bashkë me shoferin e tij, Ilir Meta bëri rezistencë ndaj agjentëve të policisë, të cilët ne nje moment e nxjerrin ate nga makina dhe marin me forcë për ta futur në mjetin e tyre. Agjentët u përballën me refuzimin e ish presidentit per te shkuar me ta, me fyerje si dhe me perpjekje fizike te tij per te mos iu bindur urdherit të gjykates.
Spak njoftoi zyrtarisht se Ilir Meta në kohën që mbante postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Energjitkës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve duke përfituar vlera monetare nga administratori I kompanisë dia Kastriot Ismailiaj edhe pse kompania e këtij të fundit nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.
“Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Ilir Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga Kastriot Ismailaj, gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve”
Çifti Meta Kryemadhi gjatë vitit 2014-të kanë ndikuar tek disa drejtues të institucioneve shtetërore si dhe drejtues të disa kompanive të telefonive celulare me qëllim futjen ne tregun e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis një kompanie private dhe një kompanie celulare. Për këtë marëveshje çifti Meta-Kryemadhi kanë përfituar para në përqindje nga fitimi I kompanisë e cila I la pajisur edhe me karta krediti .
Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.
Të përfshirë në këtë marrëveshje korruptive rezultojnë edhe Pirro Xhixho, babai I deputetës së partisë së Lirisë, që ka mbajtur postin e kryetarit të AKEP.
“Personi nën hetim Pirro Xhixho, duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” në zbatimi të porosive të marra nga subjektet Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP”.
Po kështu çifti Meta kryemadhi rezultojnë të përfshirë në një tjetër episod korruptiv duke marrë përsipër dhe duke ndryshuar në Kuvendin e Shqipërisë një ligj për një biznesmen dhe kanë përfituar prej tij përkohësisht një vilë.
SPAK thotë se Ilir Meta nuk ka deklaruar një shumë prej më shumë se 463 mijë dollarësh për lidhjen e një kontrate lobimi mes lsi dhe një kompanie lobuese në shtetet e bashkuara të amerikës.
Po kështu blerja e një apartamenti dubleks në zonën e ish-bllokut nga Meta kryemadhi dhe nëna e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi ka dyshime se është belrë me para që burojnë nga korrupsioni.
Rasti I fundit lidhet me shpenzimet mjekësore të kryera gjatë viteve 2013-2019 në një klinikë private që bashkëshortët në vlerën totale prej 106.125 Euro që bashkëshortët nuk I kanë deklaruar.
E teksa hetimet për metën e kryemadhin janë ende në fazat fillestarë, per ish-kryeministrin Sali Berisha prokuroria dorëzoi në gjykatë kërkesën për gjykim dhe në 6 janar pritet te vendoset nese do te filloje apo jo procesi gjyqesor. Berisha është marrë I pandehur për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit partizani bashkë me dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesin Fatmir Bektashi si dhe Xhimi begejën dhe andia Pustinën.
DOSJA 21 JANARI NË SPAK
Por një tjetër dosje u rregjistrua në prokurorinë e posoçme që lidhet me ngjarjet e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues. Në mars të këtij viti gjykata e lartë urdhëroi spak që të rregjistrojë hetimet për vrasjet e 21 janarit duke pranuar kërkesën e familjarëve të të vrarëve që vrasjet te hethen nga struktura e posaçme. Në korrik, spak rregjistroi hetimet për 3 vepra penale, nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim ndaj dy ose më shumë personave, “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës me dyshimin se janë kryer veprime nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë. Në prokurori dhanë dëshminë disa ish-funksionarë të lartë të kohës si dhe organizatorët të prototestës. Tashme spak ka detyrimin të hetojë rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha, të ish-ministrit të Brëndshëm të kohës Lulzim Basha si dhe të gjithe zinxhirin komandues pas ngjarjeve ku mbetën të vrarë 4 persona më Janar të virit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
ARRESTOHET ILIR BEQJA, SHP ËRDOROI FONDET E SASPAK
Në korrik Ish-ministri I shëndetësisë Ilir Beqaj u vu në pranga me urdhër të prokurorisë. Sipas spak, Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e derejtorit të agjensisë shtetërore të programave strategjike njohur ndryshe si SASPAK ka ngritur një skemë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave duke organizuar tendera fiktivë. Përveç Beqajt në pranga janë vënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kërtulaj dhe Alfred Nikolla. Beqaj në kohën që drejtonte agjensinë ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuar në vitin 2023, por në të vertëtet ato nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive. . Hetimi gjithashtu tregoi se nëpërmjet restorant “Gzonës” e drejtuar në mënyrë të fshehur nga Beqaj, subjekte private kanë dhënë para në forëm e blerjes të konsideruar si ryshfet nga Prokuroria. SPAK thotë se ka dokumentuar që Ilir Beqaj ka fshehur pronësinë e këtij restoranti, një makine si dhe vlerat e investuara te restoranti, në shumën prej rreth 56 mijë euro.
ARRESTOHET JURGIS ÇYRBJA
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë se posaçme për tre vepra penale, atë të përkrahjes së autorit të krimit, tregimi i sekretit shtetëror si dhe korrupsionit në zgjedhje. Bashkë me Çyrben është arrestuar edhe shtetasi Ahmet Masha, ndërsa në kërkim është shpallur Altin Hajri. Sipas prokurorisë Çyrbja ka patur lidhje me një grup kriminal në qytetin e Durrësit, lidhje e cila është zbuluar nga komunikimet në platformën Sky encrochat mes Çyrbes dhe anëtarëve të grupit kriminal. Sipas SPAK, zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin Sky EÇ, ka zbuluar në së paku, 7 raste, Jurgis Cyrbja ka nxjerr informacione, të klasifikuara si “secret shtetëror”. Keto informacione duke përdorur postin e deputetit Cyrbja, sipas organit të akuzës, I siguronte tek funksionarë publik, të cilët deri në këtë fazë hetimi nuk janë identifikuar. Pasi sigurinte informacionet, Cyrbja dyshohet se komunikinte me anë të aplikacionit “Sky EÇ”, me personazhe të botës së krimit duke I njoftuar që janë shpallur në kërkim. Po ashtu, Çyrbja akuzohet se edhe pse është në kërkim nga autoritetet, ka ndihmuar, Altin Hajrin, pronarin e resortit Golden në Shijak të akuzuar si pjesëmarrës në marrjen peng dhe zhdukjen e Jan Prengës, në 2020-ën . Nga hetimet, ka rezultuar se Çyrbja është vendosur në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, për aksione në zonën e Durrësi. Edhe këto informacione sipas SPAK, u janë transmetuar personave të shpallur në kërkim.
HETIMET E SPAK PËR ERION VELIAJN
Kryetari I bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po hetohet nga prokuroria e posaçme pas kallëzimit të një qytetari prej muajit shkurt. mbi bazen e nje kallezimi te bere ne muajin shkurt. Emri i kryebashkiakut nuk eshte regjistruar si person nen hetim por jane regjistruar disa vepra penale qe dyshohen. Erion Veliaj u pyet ne SPAK me 26 dhjetor 5 ore, ndërsa prokuroria e posacme një dit më vonë sqaroi mediat mbi dinamiken e hetimit qe coi ne godinen e prokurorisë, kryebashkiakun e Tiranes. SPAK thote se ka marre nje kallezim nga shtetasi i vetidentifikuar Nesti Angoni ne shkurt te ketij viti dhe pas verifikimeve te BKH eshte regjistruar procedimi penal pa emra konkret por mbi dyshimet per disa vepra penale, si korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie. Spak po ashtu thekson se ekzistojne te dhena konkrete mbi keto vepra penale te dyshuara. Vete Veliaj tha te enjten se emri i kallezuesit te tij Nesti Angoni nuk ekziston ne regjistrin e gjendjes civile. Me heret Spak ka marre ne pyetje dhe bashkeshorten e kryebashkiakut Ajola Xoxa ndersa kontrolle jane ushtruar dhe ne biznesin e zoteruar nga vellai i tij Arber Veliaj per te cilin po ashtu u miratua nga gjykata kontrolli personal
SPAK PËR OPERACIONIN SKY ENCHOR
Komunikimet në rrjetet e enkriptuara mes anëtarve të grupeve kriminale kanë ndihmuar prokurorët dhe agjentët e byrosë kombëtare të hetimit për goditjen e disa grupeve dhe organizatave kriminale që kanë shkaktuar një sërë ngjarjesh të rëndë kriminale në shqipëri por edhe jashtë saj. Në sajë të një megaoperacioni ndërkombëtar të urdhëruar nga prokuroria e posaçme në maj të këtij vitit u goditën 7 grupe kriminale dhe emra të njohur të botës së krimit që operonin në disa n qytete si Tiranë, Durrësi, Vlora, Lezha, Fushë Kruja dhe Rrësheni. Spak ka lëshuar 43 urdhër arreste, ku në pranga u vunë 20 persona, 14 prej të cilëve në shqiperi dhe 6 jashtë vendit, ndërsa 23 të tjerë u shpallën në kërkim. Në paraburgim iu është komunikuar masa e arrestit Emiljano Shullazit, Viktor Ymerit dhe Albert Zaja. Në kërkim vijojnë emra të njohur të krimit siç janë Ervis Martinaj, Durim Bami, Astrit dhe Aldo Avdylaj, ish-deputeti Arben Noka si dhe nipi I tij Samuel Noka. Nga ana tjetër janë zbardhur 21 ngjarje të rënda kriminale, duke përfshirë vrasje, atentate të mbetura në tentative, trafik droge, pastrim parash dhe veprime të kryera në kuadër të grupeve të struktruara kriminale. Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në 50 ambiente dhe janë sekuestruar rreth 3 milion euro kesh, Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta.
ORGANIZATAT E ELBASANIT ÇOPJA E ÇELA
Përveç grupeve kriminale, spak goditi edhe 2 organizata kriminale me bazë në qytetin e Elbasanit. E para drejtohej nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja dhe sipas prokurorisë janë zbardhur një seri vrasjesh e atentatash që kanë si motiv përplasjen e vëllezërve Çopja me të arrestuarin Erjon Alibej, por edhe trafik kokaine. Sipas spak, grupi i Franc Copjas I cili ndodhet I arrestuar në Belgjike dhe I Hajdar Copjas I cili aktualisht ndodhet në Dubai, veprimtarinë kriminale e kanë nisur që në vitin 2006, në Itali duke shpërndarë kokainë. Për të zotëruar tregun e trafikut të kokainës, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve kryesisht të fisit Alibej në Elbasan.
Vrasja e trefishtë, më 29 Dhjetor të vitit 2018, ku u vra edhe Endrit Alibej, vëllai I Erion Alibejt, sipas SPAK, është kryer nga banda e vëllezërve Copja. Më pas, kjo ngjarje u pasuar me urdhërimin për të eliminuar fizikisht të afërmit e Endrit Alibejt, ku si rrjedhojë janë ekzekutuar 3 persona të tjerë. Mes të tjerave, organi I akuzës, thotë se ka zbuluar fakte penale të përfshirjes së bandës “Copja”, edhe në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill të vitit 2019. Kjo organizatë kriminale sipas prokurorëve të posacëm, në të paktën 4 raste ka tentuar që të eliminojë fizikisht edhe vëllanë e Endrit Alibejt, Erion Alibejn, tentative këto që datojnë nga nëntori i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2020. Në total SPAK, e përfshin grupi “Copja” në të paktën 26 ngjarje kriminale, ndërsa nga kontrollet janë sekustruar 1 milion euro kesh, 42 pasuri, si vila, tokë, apartamente, një pallat në ndërtim dhe 4 llogari bankare.
ORGANIZATA E SUEL ÇELËS SPAK PËR GAZETARËT
Një tjetër organizatë me aktivitet kriminal në qytetin e Elbasanit dhe me drejtues Suel Çelën u godit pas zbërthimit të aplikacionit sky enchro chat. Prokuroria e posaçme ka zbardhur rolin e 21 personave që akuzohen se janë pjesë e organizatërs kriminale të drejtuar nga Suel Çela mes të cilëve, ish-gjyqtarë , drejtues të lartë të policisë si dhe dy gazetërë. Sipas spak janë zbardhur 2 atentate një vrasje, një tentativë korrupsioni, trafik kokaine nga vedet e marikës latinë drejt vendeve të bashkimit europian, por edhe tentativën e grupit që drejtohej nga çela që nëpërmjet korrupsioonit të dy gazetarëve Artan Hoxha e Elton Qyno godiste anëtarët e bandës rivale në Elbasan, për të manipuluar opinionin publik. spak ka zbardhur atentatin e ndodhur në mars të vitit 2020 ku u qëllua me snajper Ardian Çpaja dhe në të njëtën kohë edhe varsjen e Bledar Muçës në Belgjikë. gjithashtu është dikuemntuar edhe tentative e trafikitmit të 1.4 tonë kokainë nga vendet e amrikës latine drejt atyre të bashkimit europian. Spak ka lëshuar 18 masa arrest në burg mes të cilëve ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu dhe efektivi I policisë Dedan Gjoni. sipas spak Fetahu e Gjoni ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale. Gjithashtu organizata që drejtohej nga Suel Çela ka përdorur edhe dy gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno me qëllim goditjen në publik të anëtarëve të grupit rival që operonin në qytetin e Elbasanit.
APLIKACIONI MATRIX FLET SHQIP
Por së fundmi një tjetër aplikacion që përdorej për komunikim të sigurtë mes grupeve kriminale ka rënë në duart e autoriteteve. Bëhët fjalë për aplikacionion MATRIX, që rezulton se janë shkëmbyer më shumë se 2.3 milionë mesazhë në të paktën 33 gjuhë të ndryshme mes të cilëve dhe ajo shqipe. Sipas Europol mesazhet kane te bejne me se shumti per trafik droge, pastrim parash, trafik armesh dhe ngjarje kriminale. Matrix nuk është një platformë e panjohur për autoritetet shqiptare, I penduari I drejtesise Nuredin Dumani, deklaroi në dëshminë e tij pas arrestimit në vitin 2022, se kishte biseduar ne kete aplikacion me nje nga te shume kerkuarit e drejtesise shqiptare suel cela, ku kishte marre porosi per ngjarje kriminale. Në dëshminë e tij Dumani tregon si aplikacioni përdorej për porositjen e vrasjeve me pagesë.
VRITET GENTIAN BEJTJA
Pasdit ën e 15 Marsit, Gentjan Bejtja u ekzekutua me armë zjarri në banesën e tij, n ë Larushk ë. 42-vjeçari ndodhej brenda në serë, së bashku me bashkëshorten dhe njërin prej djemve, kur u vra. Autorët sapo kanë parë objektivin e tyre kanë qëlluar me breshëri, me të paktën 50 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. P ër k ët ë ngjarje n ë pranga ka r ën ë Edison Haxhiu, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Po I arrestuar ësht ë edhe Ilir Beqaraj i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari lindur në Milot dhe banues në Tiranë. policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar një tjetër të dyshuar si ekzekutor i 43-vjeçarit. Bëhet fjalë për Flodian Plakun, 41-vjeç, i cili përdor edhe 2 mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), pjesë e grupeve kriminale të Vlorës. Gentian Bejtja nga zb ërthimi i komunikimeve n ë aplikacionin SKY Ecc, rezulton se b ënte loj ë t ë dyfisht ë mes bandave, duke u shfaqur her ë n ë krahun e grupit t ë Durim Bamit dhe her ë n ë krahun e Ervis Martinajt dhe Arben Ndok ës.
MASAKRA E DOBRACIT, VRITET HAMZA LICI, ARLIND BUSHATI DHE ÇIFTI BASHKESHORTEVE
Pasditen e 30 tetorit, Shkodra, u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, që shkaktoi 4 viktima. N ë k ët ë atentat humb ën je ën Hamza Lici dhe Arlind Bushati, Automjeti që drejtonte Hamza Lici, humbi kontrollin pas breshërisë së plumbave dhe përplasi motorin e çiftit Basha. Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi u plagos rëndë në kokë, duke ndërruar jetë më vonë në spitalin e Shkodrës. Objektiv i atentatit dyshohet se ishin dy nga viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, por edhe një person tjetër që mendohet se udhëtonte me ta në makinë dhe që dita ditës pas hetimeve ka dyshime të ketë qenë Ibrahim Lici. Ky I fundit sipas zb ërthimit n ë aplikacionin SKY Ecc, ishte tentuar t ë eliminohej disa her ë fizikisht. Konkretisht ishte grupi rival I Bajrajve n ë Shkod ër, q ë b ënin plane p ër kapjen dhe ekzekutimin e Ibrahim Licit.
MASAKRA E MEMALIAJT, BABAI ANDREA KALEMIT
Një tjetër ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 në një lokal në Memaliaj, ku mbetën të vrarë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, kamarieri Gledio Muka dhe klienti Marsel Çela. Siç u mësua më pas, shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, por krahas tij plumbat nuk falën as Gledio Mukën që punonte n ë lokal dhe as klientin e lokalit.
VRITET I MITURI MARTIN CANI TE SHKOLLA FAN NOLI
Martin Cani humbi jetën në moshën 14-vjeçare me date më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës., pasi u godit me thikë nga një tjetër nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe një tjetër adoleshent. Autori i dyshuar, i cili gjatë sherrit u vetëplagos me thikë në parakrah ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë, në masën “Arrest në burg”./abcnews.al