Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Speciale/ Koleksionisti i etnografisë rrëfen ëndrrën për muzeun në Plezhe

schedule20:35 - 6 Shkurt, 2021

schedule 20:35 - 6 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Koleksionisti i rrallë i etnografisë Ndoc Shabe, në një intervistë për abc rrëfen ëndrrën, për realizimin e një muzeu në fshatin Plezh, të Lezhës. Objektet që ai posedon janë të larmishme dhe të hershme. Historia e tij është sa frymëzuese, po aq edhe aventureske.

Ideja e ruajtjes së rrënjëve të krahinës së Zadrimës dhe zonës së Mbishkodrës, përmes realizimit të një muzeu, thotë se i  lindi 6 vite më parë, pasi ai kaloi një  infarkt, e ku u detyrua që të shkëputej nga profesioni i mësuesit të gjuhë-letërsisë.

Prej asaj kohe ai nuk rend së kërkuari në cdo cep të krahinës së Zadrimës dhe përtej  Bunës  objekte etnografike,   e ku shpeshherë ai shpenzon të gjithë pensionin për një relike të vetme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!