Mund të themi se është ndeshja më vendimtare, në karrierë, për teknikun Jose Mourinho. Përballja e së dielës, mbrëma, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit ndaj “Djajve” të Milan, në “San Siro” pritet të “flasë” jo pak për të ardhmen e teknikut portugez, në stolin e “Verdhekuqve”, të Roma-s.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italian, drejtuesit e këtyre të fundit janë tejet të lodhur nga sjellja e “luzitanit”. Ankesa sistematike ndaj arbitrimi, protesta, përjashtime të shpeshta me kartonë të kuq, si dhe rezultate negative, në ndeshje decizive janë aryse që drejtuesit e kryeqytetasit mund të marrin një vendim drastik mbi të ardhmen e Mourinho.
Një tjetër shkasë është edhe eleminimi nga Kupa e Italisë, ku në çerek-finalet e kompeticionit u mundën nga “Shqiponjat” e Lazio, pas një performance katastrofike të të tijve dhe një humbje në “San Siro” mund të sjellë dhe shkarkimin e “Special One”, i cili për këtë sfidë nuk do të ketë as shërbimet e “fantazistit”, Paulo Dybala. /i.m /abcnews.al