Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Spastrime te Bayern Munchen dhe Manchester City, huazohen dy talente

schedule09:58 - 28 Qershor, 2021

schedule 09:58 - 28 Qershor, 2021

Huazime te Bayern Munchen dhe Manchester City. Kampionët e Gjermanisë kanë vendosur të dërgojnë Jann-Fiete Arp në divizionin e dytë. 21-vjeçari, i cili cilësoj si një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, do të veshë fanellën e Holstein Kiel sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi gjerman luajti me skuadrën e dytë të Bayernit sezonin e kaluar, ndërsa tani do të ketë shansin të shfaqë vlerat e tij tek ekipi i Bundesliga 2.

Taylor Harwood-Bellis është 19 vjeç, luan si qendërmbrojtës dhe ka kontratë deri në vitin 2024 me Manchester City. Aktivizimi te kampionët e Anglisë është i vështirë dhe Pep Guardiola ka menduar ta huazojë që të përfitojë sa më shumë minuta dhe eksperiencë.



Futbollisti anglez është huazuar tek Anderlecht. Sezonin e kaluar e kaloi te Blackburn, ndërsa tani do të tentojë të lërë gjurmë tek ekipi i njohur belg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!