Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spasi dhe fshatrat “fantazmë” të Dibrës së Madhe, i vetmi qytet pa asnjë fshat!

schedule18:53 - 18 Maj, 2025

schedule 18:53 - 18 Maj, 2025

DIBRA E MADHE- Jemi nisur nga Tirana për në Gjoricë të Peshkopisë dhe më pas në fshatrat fantazmë të Dibrës së Madhe në vijën kufitare ku nuk banon më asnjë familje.

Jeton Myftari, një bari nga Gjorica, na tregon se kufiri është pak metra larg nga fshati dhe se ai udhëton pesë ose gjashtë orë në ditë për të punuar çoban në Gostivar dhe Forine.

Në Gjoricë takojmë edhe mësuesin Hajri Alimani, që na shpjegon si ka qenë këtu para viteve 90’të kur punohej edhe në dimër dhe gratë shkonin për të hapur toka të reja.

Në Dibër, dimrin e ndajnë në dy pjesë, në Shndre që është në dhjetor dhe muaji i gjate, nga mesi I janarit dhe shkurti. Fshati ishte zonë e ndaluar dhe kloni ishte në urë, duhej leje e posaçme për të hyrë.

Fais Kazoni, ka qenë dikur bariu i kooperativës. Dhitë e dhentë nuk e kalonin kufirin, “ishte kloni”.

Mësues Hajriu ankohet për siguracioni i makinave, duke thënë se “ata vijnë me një siguracion, ne na duhen dy. Përtej kufirit është fshati Spas, një nga fshatrat totalisht të braktisura ku nuk jeton më askush.

Shpresa Capa, na tregon çfarë ka ndodhur. “Dibra (e Madhe) është i vetmi qytet pa asnjë fshat…Janë 7-8 fshatra në zonën kufitare ku nuk ka asnjë familje”, na thotë duke shpjeguar se emigrimi dhe vjedhja e prodhimeve bujqësore “vranë” fshatrat.

Megjithatë, Shpresa thekson se nuk është lehtë jeta as në Amerikë.

“Ka mbetur Dibra vetëm me pleq, nuk gjen dot punëtorë. Mendojnë që dollarët i mbledhin me lopatë, po nuk mblidhen”, na thotë Shpresa Capa.

Ujërat termale janë pasuria e madhe e Dibrës dhe Peshkopisë.

Doktoresha Mirajet Tela Kokale na shpjegon se uji i banjave termale përmban një sintezë të mineraleve, që nuk i ka asnjë banjë tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!