Spartak Ngjela: “Flirtimi gjëja më e bukur, injorantët nuk flirtojnë”

schedule20:45 - 16 Shkurt, 2019

schedule 20:45 - 16 Shkurt, 2019

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisioni “Thumb” ku ka folur për librin e tij më të fundit “Hakmarrja e një gruaje”. Më tej ai ka folur, për flirtin, dashurinë dhe martesën.

Kur ka qenë hera e fundit kur je ulur në një bar vetëm dhe po pije diçka?

Ngjela: Po e bëj kur jam në meditim.

Flirton?

Ngjela: Ah pastaj, po filtrove është më mirë, është më bukur.

Të pëlqen flirtimi?

Ngjela: Flirtimi është baza qytetare. Mbese nuk flirtojnë dhe ata janë injorantët.

Por kur nuk të kthehet flirtimi?

Ngjela: Mërzitemi. Por po t’u kthye e merr atë erotikën. Problemi qëndron se nuk mund të flirtosh me gjithë botën. Ti mund ta gjesh biotipin kur flirton, pro ai është me një tjetër.

Gjithashtu Ngjela ka folur për dashurinë dhe martesën ku është shprehur se “martesa është një kontratë”.

Në gjithë këto vite nuk ka pasur një dashuri kaq të fortë sa të të çojë deri te kontrata?

Ngjela: Janë ca gjëra që janë personale. Dashuri të forte mund të kesh pasur, pro pranon apo nuk pranon martesë është filozofi.

Por çfarë të tremb?

Ngjela: Më mirë detyrohesh për prishjen e një dashurie pasi e ke konsumuar sesa një divorc.

E ke ndjerë ndonjëherë presionin e shoqërisë shqiptare, pasi martesën e ka të shenjtë?

Ngjela: Jo asnjëherë. Mua gjithkush më koncepton si i martuar. Një gazetare që më ka pyetur i kam thënë një gjë që xhentëlmeni nuk e tregon puthjen.

A ka më xhentëlmenë vërdallë?

Ngjela: Nuk e di kërkojeni. Dashuria konsumohet. Ka edhe që nuk konsumohen, por çifti duhet të realizojë biotipin e përbashkët. Të kesh biotip të përbashkët dashuria mund të shkojë deri në fund. Biotipi është që ke ndërtim biologjik të tipit të njëjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!