Spanja më në fund duket se po ja del në betejën me koronavirusin ku kanë humbur jetën më shumë se 26 mijë persona. Autoritetet duke parë se numri i viktimave ditët e fundit ka qenë shumë i ulët tashmë kanë vendosur që të zbatojnë dhe hapjen graduale.
Spanja kishte një nga bllokimet më të rrepta në Evropë, që pa fëmijë nën 14 vjeç të mbyllur në shtëpitë e tyre për gjashtë javë. Lehtësimet në Spanjë do të fillojnë me një plan për të hequr kufizimet, duke i nënshtruar rishikimit nëse rastet rriten.
Lexo edhe: Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve, Spanja regjistron 123 të vdekur në 24 orë
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se nga sot, disa spanjollë mund të takohen në bare dhe restorante me hapësira të jashtme.
Kishat dhe xhamitë do të lejohen të rihapen, por vetëm me një kapacitet të kufizuar, dhe shkollat mund të rihapen pjesërisht nga 26 maji. Masat lehtësuese vlejnë vetëm për disa qytete, pasi Madridi, Barcelona dhe Valencia do të qëndrojnë të mbyllura./abcnews.al