Lumi Shkumbin në Elbasan po preferohet gjithnjë e më shumë nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri. Këtë fundjavë mbi 40 turistë nga Spanja kanë provuar për herë të parë emocionet e rafting në Shkumbin. Ata shprehen të kënaqur që ndodhen në Elbasan.
“Jemi të kënaqur që ndodhemi këtu duke shijuar mikpritjen e popullit shqiptar, po shijojmë natyrën, atmosferën e këndshme, dhe ushqimin. Prandaj mezi presim ta vazhdojmë këtë përvojë dhe, sigurisht, e rekomandojmë. Kjo është Shqipëria.”
“Na pëlqejnë gjurmët historike që ndodhen këtu. Qenka një vend me histori, po shijojmë edhe natyrën, edhe njerëzit qenkan shumë simpatik. Ushqimi është shumë i shijshëm, shumë mesdhetar. Po për rafting jeni shumë ne humor?
Po. Epo, ajo që nuk e dimë mirë është nëse është shumë i sigurt vendi. Por mirë, do ta provojmë. Është mbresëlënëse. Është argëtuese dhe shumë e bukur. Është shumë argëtuese dhe shumë e bukur.” , thane turistet.
Falë pasurive natyrore Elbasani po afirmohet si një destinacion i rëndësishëm për turizmin e aventurës. / abcnews.al


