Ish-zëvëndëspresidenti dhe ish-ministri i Brendshëm i Katalonjes do qendrojne ne burg me akuzën e rebelimit dhe shpalljes së paligjshme të pavarësisë në Katalonjë në tetor të këtij viti. Ky ishte vendimi i gjykatës së Madridit për dy zyrtarët kryesorë të qeverisë separatiste.
Ndërkohë, ish-presidenti Carles Puigdemont dhe katër ish-ministra janë arratisur në Belgjik. Ata, dolën përpara gjykatës në Bruksel dhe tashmë pritet vendimi në lidhje me ekstradimin e kërkuar nga Spanja.
Gjykata spanjolle ka vendosur që gjashtë zyrtare të tjerë do lihen të lirë, por kundrejt nje garancie prej 100 mijë eurosh.
Pasi Katalonja shpalli pavarësinë e njëanëshme me referendum, Spanja vednosi një ligj sundimi të drejtëpërdrejtë në rajon dhe thirri zgjedhjet e parakohshme. Rebelimi konisderohet si një krim serioz në Spanjë dhe ka një dënim prej 30 vjetësh burg./abcnews.al