Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanjë, goditet celula xhihadiste në rajonin katalanas

schedule22:47 - 15 Janar, 2019

schedule 22:47 - 15 Janar, 2019

Autoritetet spanjolle goditen një celulë xhihadiste që po përgatiste atentate terroriste në Barcelonë. Në operacion u angazhuan mbi 100 agjentë policie, të cilët kryen një sërë arrestimesh në disa qytete.

Policia katalanase ka çmontuar të mërkurën një celulë xhihadiste me bazë në Barcelonë, që po përgatiste atentate terroriste. Sipas së përditshmes lokale “La Vanguardia”, dy arrestime u kryen në orët e para të mëngjesit ndërsa të tjerat më vonë gjatë ditës. Bërthama e celulës, sipas autoriteteve, përbëhej nga 5 shtetas algjerianë, të gjithë me precedentë penalë për vjedhje, grabitje dhe trafik droge. Operacioni i policisë, i koduar me emrin “Aleksandria”, u shtri jo vetëm në Barcelonë, por edhe në qytezën Igualada, rreth 70 kilometra në veri-perëndim të metropolit katalanas.

Mbi 100 agjentë të seksioneve të ndryshme të policisë u angazhuan në operacionin anti-terror që nisi në orën 6 të mëngjesit. Ata kontrolluan banesa të shumta, tre prej të cilave në Barceloneta, një lagje e qytetit që ndodhet pranë detit e ku u kryen të paktën dy arrestime. Autoritetet konfirmuan se terroristët po përgatisnin atentate, por nuk dhanë detaje mbi objektivat tyre.

Celulat xhihadiste kanë një prani të theksuar në Spanjë, për shkak të pozitës së saj gjeografike dhe e përdorin vendin iberik si për të ngritur baza ashtu edhe për operacione tranziti. Sulmi i fundit terrorist i verifikuar në Spanjë është ai i 17 gushtit 2017, kur një 22-vjeçar vërshoi me një furgon në shëtitoren “La Rambla” të Barcelonës, duke vrarë 13 persona dhe plagosur të paktën 130 të tjerë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!