Shumë persona në Spanjë njohin dikë që ka qenë i infektuar me koronavirus dhe madje ka vdekur prej tij. Një nga viktimat ishte një mik, gazetari dhe shkrimtari José María Calleja.
Më 4 mars, ai prezantoi librin e tij të fundit në një librari të Madridit. Rreth një javë më vonë, qeveria spanjolle shpalli izolimin mbarëkombëtar për shkak të përhapjes së shpejtë të Covid-19. Por virusi nuk kurseu as edhe José María dhe ai vdiq më 21 prill. Fatkeqësisht miqtë e tij nuk mund ti jepnin as lamtumirën e fundit.
Tani, gati tre muaj më vonë, në ceremoninë shtetërore të Spanjës në ndër të viktimave nga Covid-19, miqtë dhe familjarët patën një mundësi për ti dhënë lamtumirën. Vëllai i Calleja, foli në ceremoninë e televizionit kombëtar në Pallatin Mbretëror të Madridit, duke përfaqësuar më shumë se 28,000 spanjollë që kanë vdekur nga Covid-19
Katërqind mysafirë të ftuar u ulën në formë e një rrethi por duke ruajtur distancën nga njeri-tjetri.
Memoriali në kryeqytetin e Madrid u drejtua nga Mbreti Felipe VI. Zyrtarë të nivelit të lartë të BE ishin gjithashtu të pranishëm, përfshirë Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel.
Të ftuar të tjerë të shquar ishin kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Disa të afërm të viktimave dhe punonjësve shëndetësorë ishin gjithashtu pjesë e ceremonisë./abcnews.al