Një aksident tragjik u shënua në veriprëndim të Spanjës në prag të Krishtlindjeve. Një autobus me 7 persona në bord përfundoi në një lumë, duke çuar në 7 numrin e viktimave.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se, aksidenti ndodhi rreth orës 21:19 të shtunën dhe autoritetet u lajmëruan fillimisht nga një kalimtar i cili pa parmakët e shkatërruar në anë të rrugës, por që nuk mundi të identifikonte automjetin në ujë.
Disa minuta më vonë, dikush nga brenda autobusit telefonoi shërbimet e urgjencës, të cilat filluan operacionin e shpëtimit. Zyrtarët thonë se moti i keq mund të ketë shkaktuar aksidentin, gjithashtu shoferi i autobusit ka rezultuar negativ për alkool dhe drogë.
/abcnews.al