Spanja zotohet të dërgojë 200 ton municione në Ukrainë

schedule18:41 - 21 Prill, 2022

schedule 18:41 - 21 Prill, 2022

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është zotuar të dërgojë në Ukrainë 200 ton municione dhe furnizime ushtarake, duke përfshirë automjete të rënda transporti dhe municione.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët të kryeministrit spanjolle, kryeministres daneze dhe presidentit ukrainas në Kiev, pasi dy homologët perëndimorë vizituan sot kryeqytetin e Ukrainës.

Sipas kryeministrit spanjoll kjo është dërgesa më e madhe që vendi i tij i ka ofruar deri më tani Ukrainës.

“Një anije e marinës spanjolle e ngarkuar me pajisje ushtarake u nis nga një port në Spanjë të enjten për në Poloni, nga ku ngarkesat do të transportohen në Ukrainë“, tha kryeministri spanjoll

Anija mbart 30 kamionë, disa mjete speciale të rënda të transportit dhe 10 automjete të vogla të ngarkuara me material ushtarak që do të transferohen në Ukrainë. Sanchez tha gjithashtu se Spanja do t’i kërkojë Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë krimet e dyshuara ruse të luftës në Ukrainë dhe se planifikon të dërgojë hetues për krimet e luftës atje./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!