Spanja, vendi i parë Evropian që tejkalon 500 mijë raste të reja me COVID-19

schedule07:48 - 8 Shtator, 2020

schedule 07:48 - 8 Shtator, 2020

Spanja bëhet vendi i parë Evropian që tejkalon gjysmë milion raste me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2, 440 raste të reja, duke e çuar në këtë mënyrë numrin e përgjithshëm të të prekurve në 525, 549.

Ministri i Shëndetësisë në Spanjë bëri me dije se vetëm të premten e kaluar janë regjistruar 98 viktima, ndërsa në total numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 29, 516 viktima.

Ndërkohë shton se numri i vdekjeve, mund të jetë i lartë për shkak të numrit të ulët të testeve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!