Spanja u vë “kyçin” bareve dhe diskotekave, edhe pirja e duhanit me kusht

schedule14:23 - 14 Gusht, 2020

schedule 14:23 - 14 Gusht, 2020

Në Spanjë vijon të rriten rastet pozitivë me koronavirus. Gjatë 24 orëve Spanja ka shënuar 2. 935 raste.

Ndërkohë në botë numri në total i të prekurve ka shkuar 21 milion, ndërsa janë regjistruar 755, 000 viktima.

Ministri i Shëndetësisë në Spanjë Salvador Illa, njoftoi se për të parandaluar përhapjen e COVID-19 janë marra masa që të mbyllen , bare , klubet e natës si edhe nuk do të lejohet pirja e duhanit në rrugë në rast se nuk respektohet distanca prej 2 m.

Sakaq Madridi mbetet vendi më i prekur ndërsa raporton 842 raste të reja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!