Xavi është një legjendë te Barcelona dhe sa herë vihet në dyshim trajneri, ai del si alternativa kryesore. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë dhe ka folur edhe për të ardhmen e Lionel Messit dhe Spanjën, që ka marrë goxha kritika gjatë EURO 2020.
KOMBËTARJA – “Kritikat më duken normale, ambienti në Spanjë është shumë kritik, kërkues. Është për të ardhur keq. Kjo është edhe arsyeja pse është e vështirë të fitosh tituj me Spanjën. Ne e arritëm me brezin tonë, por është shumë e komplikuar.
Mendoj se Spanja mund të jetë kandidate. Luis Enrique punon shumë mirë dhe i ka idetë e qarta. Ka shumë surpriza në turne dhe Spanja mund të jetë nga ekipet kandidate për të fituar. Rruga është e hapur”.
LEO DHE RIKTHIMI SI TRAJNER– “Messi lojtar i lirë? Edhe Ramos. LE të shohim si do të zhvillohen ngjarjet. Unë e shoh Messin të lumtur te Barcelona. Gjithçka tregon se ai do të rinovojë dhe i uroj më të mirat. Të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin. E imagjinoj që për disa ditë ata do të njoftojnë rinovimin”.
“Rinovimi i Messit? Nuk jam ai, nuk vendos gjë, por do të thoja që do të rinovojë,. Ai kërkon lumturinë dhe te Barça do e gjejë sërish. NUk jam çdo ditë te klubi. Leo ka përfunduar kontratën dhe ka pasur një ndryshim presidenti. Nuk është e lehtë”.
“Unë te Barça si trajner? Me Laportën kam miqësi, por nuk ka asgjë tjetër nga atje. Uroj më të mirën për Laportën si presidenti, Koeman si trajner, u uroj më të mirën lojtarëve, me të cilët jemi edhe më shumë shokë. Unë gjithmonë dua që Barcelona të fitojë”. / abcnews.al