Spanja regjistron 13,300 raste të reja me COVID-19

schedule20:42 - 15 Tetor, 2020

schedule 20:42 - 15 Tetor, 2020

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Spanjë vijon të jetë në rritje.

Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore bënë me dije se janë regjistruar mbi 13, 300 raste të reja.

Ndërsa 140 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 33,553.

Koordinatori i Urgjencës shëndetësore, Fernando Simon në një konferencë për mediat tha se Spanja po stabilizohet, por janë të domosdoshme ndryshimet dhe masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Tashmë, Katalonja ka urdhëruar për 15 ditë mbylljen e bareve dhe restoranteve, vendim ky që mori edhe “dritën jeshile” nga Gjykata e lartë.

Ndërkohë Madridi dhe disa zona në periferi u vendosën në një bllokim të pjesshëm, ndërsa banorët u shprehën të frikësuar për një tjerr goditje në ekonomi, pasi sipas tyre me masat izoluese kriza e ekonomike do të thellohet.

“Situata duhet vlerësuar dhe duhet të gjejnë një zgjidhje për të gjithë ne. Në rast se nuk gjejnë zgjidhje atëherë në do të shkatërrohemi, jo vetëm sa i përket shëndetit por do të shkatërrohemi edhe ekonomikisht”, tha për mediat  një punonjës shëndetësie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!