Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka deklaruar se 25 milion spanjollë do të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri në fund të korrikut, ndërsa ka treguar synimin e tij për të vaksinuar deri në fund të gushtit 70% të popullsisë.
Sanchez tha se numri i personave të vaksinuar plotësisht do të tejkalojë numrin kumulativ të rasteve me COVID-19, i cili të hënën ishte në 3.3 milion. Qëllimi i qeverisë nuk është të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, e cila skadon më 9 maj.
Vendi do të marrë 87 milion doza vaksinash midis Prillit dhe Shtatorit, tha Sanchez. Vetëm në tremujorin e tretë, Spanja pritet të marrë 48 milion doza. Rreth 5.7 milion persona kanë marrë të paktën një dozë ndërsa 2.8 milion janë vaksinuar plotësisht.
Spanja ka regjistruar deri më tani 3, 3111,325 raste me koronavirus, dhe 75,783 viktima./abcnews.al