Pas Gjermanisë, Francës dhe Italisë, Spanja ka vendosur që të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca për 15 ditë.
Kjo është marrë si masë paraprake në pritje të raportit përfundimtar nga Agjencia Europiane e Barnave.
Lexo edhe: Nga Gjermania tek Franca, vendet evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Ndërsa sipas udhëzimeve nga EMA të publikuara më herët është thënë se do të bëhet një rishqyrtim, pas disa problematikave tek pacientët të cilët në disa raste kanë shfaqur mpiksje gjaku.
/abcnews.al/