“Spanja njihet si vend i racistëve”, Vincius Junior: Racizmi është kthyer në “zakon” në La Liga

schedule08:16 - 22 Maj, 2023

schedule 08:16 - 22 Maj, 2023

Pasditen e djeshme, “galaktikët” e Real Madrid u përballën ndaj rivalëve të Valencia, në një ndeshje ku përveç humbjes 0 me 1, tashmë duhet të vuajnë dhe mungesën e anësorit të tyre, Vinicius Junior për ndeshjen e radhës, pas daljes me karton të kuq në fundin e lojës.

Mirëpo, dalja e parakohshme nga fusha e blertë e brazilianit mund të justifikohet, me kartonin e kuq që erdhi pas reagimit të Vinicius, kur në stadium vazhduan të intesifikoheshin thirrjet raciste ndaj tij, episod ky që nuk ndodh për herë të parë në këtë sezon të La Liga.

Pas ndeshjes, Vinicius tha për mediat, se racizmi është kthyer në një “zakon” në La Liga, me drejtuesit e kampionatit dhe Federatës, që sipas brazilianit nuk reagojnë aspask mbi situata të tilla, të pakëndëshme për lojtarët.

“Nuk ishte hera e parë, as e dyta, as e treta. Racizmi tani është zakon në La Liga. Liga mendon se është normale, Federata gjithashtu dhe kundërshtarët e inkurajojnë. Më vjen shumë keq. Liga që dikur mburrej me lojtarë si Ronaldinho, Ronaldo, Cristiano Ronaldo dhe Messi, sot i përket racistëve.

Një komb i bukur, që më ka mirëpritur dhe që unë e dua, por që ka pranuar të eksportojë imazhin e një vendi racist në botë. Më vjen keq për spanjollët që nuk jam dakord, por sot në Brazil, Spanja njihet si një vend i racistëve dhe për fat të keq, për gjithçka që ndodh çdo javë, nuk mund ta mbroj, jam dakord. Por unë jam i fortë dhe do të shkoj deri në fund kundër racistëve, qoftë edhe larg nga këtu”,- u shpreh anësori brazilian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!