Spanja nën “pushtimin” e flakëve, vendi në alarm të kuq për shkak të nxehtësisë ekstreme

schedule14:48 - 31 Korrik, 2024

schedule 14:48 - 31 Korrik, 2024

Qindra zjarrfikës të mbështetur nga helikopterët u përpoqën të shuajnë dy zjarre pyjore që kanë shpërthyer në lindje të Spanjës që prej ditës së djeshme, me shumicën e vendit në alarm të kuq për shkak të temperaturave të larta.

Një zjarr në Benasau në rajonin e Valencias detyroi shërbimet e urgjencës të evakuojnë qindra banorë nga shtëpitë e tyre si masë paraprake. Një tjetër zjarr, në provincën Thuenca në brendësi, ka djegur më shumë se 1500 hektarë bimësi që nga dita e djeshme.

Shërbimi meteorologjik AEMET parashikoi sërish valë të nxehti gjatë ditës së sotme me temperaturë maksimale nga 43 deri në 44 gradë Celsius në disa zona të vendit ku dita e sotme konsiderohet si dita më e nxehtë.

Kjo është vala e tretë e të nxehtit që godet Spanjën në dy javët e fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!