Spanja ka hyrë në ditën e pestë të një vale të nxehti që ka bërë që temperaturat në disa pjesë të vendit të arrijnë në 40 gradë Celsius.
Pothuajse e gjithë Spanja u prek, me nëntë nga 17 rajonet e vendit në alarm portokalli, niveli i dytë më i lartë i mundshëm, tha agjencia meteorologjike e Spanjës AEMET.
Temperaturat arritën 41 gradë Celsius në Badajoz në jugperëndim, 40 në Sevilje në jug dhe 39 në Madrid, që janë më të zakonhsme në mesin e verës se sa në fillim të qershorit.
Zëdhënësi i AEMET, Ruben del Campo , th se vala e të nxehtit ka sjellë temperatura midis 7 dhe 12 gradë Celsius më të larta se mesatarja për këtë periudhë të vitit që kur filloi të shtunën./ abcnews.al