Spanja mbështet integrimin e Ukrainës në BE, anëtarësimi në NATO “nuk është në tryezë”

schedule11:13 - 7 Prill, 2022

schedule 11:13 - 7 Prill, 2022

Spanja ‘mbështet’ ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, por anëtarësimi në NATO ‘nuk është në tryezë

Ministri i Jashtëm i Spanjës ka deklaruar se  vendi i tij mbështet kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE. Në një intervistë për mediat e huaja Jose Manuel Albares ka thënë se nuk mund të “gjykojë se cili do të jetë rezultati përfundimtar”.

Dua të jem shumë i qartë. Ka një vend për Ukrainën në familjen evropiane“, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është në tryezë tani” pavarësisht se vendi shpreh një dëshirë të gjatë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Një nga kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin përpara se të pushtonte Ukrainën ishte që anëtarësimi i saj në NATO të përjashtohej për një kohë të pacaktuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!