Spanja do të kërkojë ndihmën e ushtrisë pas rritjeve të rasteve me koronavirus. Rreth dy mijë ushtarë do të ndihmojnë qeveritë rajonale në luftën ndaj pandemisë globale, tha kryeministri, Pedro Sanchez.
Ai tha se përhapja e epidemisë në vend ishte “shqetësuese”, megjithëse shtoi se ishte akoma larg nga situata e marsit, kur u vendos një nga bllokimet më të rrepta të Europës.
“Ne nuk mund të lejojmë që pandemia të marrë përsëri kontrollin e jetës sonë”, deklaroi kreu i qeverisë spanjolle.
Spanja ka raportuar më shumë se 405 mijë raste dhe më shumë se 28.800 viktima./abcnews.al