Spanja është “e hapur” për përdorimin e vaksinës e Rusisë Sputnik V nëse autorizohet nga rregullatori evropian i ilaçeve, tha të mërkurën ministri i Shëndetësisë i vendit.
Kjo deklaratë vjen, ndërkohë që të dhënat e botuara të martën në revistën mjekësore Lancet që tregon vaksinë të jetë 91.6% efektive, e krahasueshme me vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.
Të dhënat e reja mund të hedhin poshtë skepticizmin rreth vaksinës ruse, e cila është kritikuar për nxitimin dhe mungesën e transparencës.
Komentet e ministrit spanjoll pasqyrojnë ato të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila tha të martën të gjitha vaksinat “janë të mirëpritur” në Bashkimin Evropian.
Hungaria është i vetmi vend i BE që lejoi përdorimin e Sputnik V përpara vendimit të EMA dhe ka marrë deri më tani 40,000 doza. g.v/abcnews.al