Deri dje pothuajse nuk flitej fare, por tashmë Spanja mban vendin e tretë në rang global sa i përket rasteve të konfirmuara me koronavirus.
Sipas të dhënave të publikuara në ëorldometer, tashmë në Spanjë rezultojnë 20,412 të infektuar, 2,335 janë regjistruar vetëm ditën e sotme, dhe 1,041 viktima. Vetëm 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë 210 persona.
Vendin e tretë e mbante Irani, por tashmë mbetet i lënë pas nga Spanja. Irani ka gjithsej 19,644 persona të infektuar dhe 1,433 viktima. Më Kinën që po e merr veten nga epidemia, Evropa mbetet “vatra më aktive” e koronavirusit në botë, ndërsa shtetet më të prekura janë Italia, Spanja dhe Gjermania.
Tashmë kryeministri i vendit Pedro Sánchez ka urdhëruar mbylljen e të gjitha hoteleve dhe ka premtuar që të marrë masa speciale në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, pas shtimit të rasteve.
Spanjollët duhet të rrinë mbyllur të shtëpi dhe të “bashkëjetojnë” me policinë dhe dronet që patrullojnë rrugët për t’i mbajtur këmbësorët në shtëpi.
Qeveria Spanjolle konfirmoi rastin e parë të vendit të koronavirusit në 31 janar në Ishujt Canary, që ndodhen në perëndim të Marokut. Po atë ditë, spanjollët u evakuuan nga Wuhan-i, ku u shfaq për herë të parë Covid-19. Nëntë ditë më vonë, u raportua një rast tjetër, këtë herë në ishullin e Mallorca.
Rastet e para pozitive të koronavirusit në territorin spanjoll erdhën në 26 shkurt, duke përfshirë vende si Madrid dhe Barcelona, dy qytetet më të rëndësishme të vendit. /abcnews.al/