Spanja humb liderin e mbrojtjes, De la Fuente detyrohet të përdorë kapitenin e Real Madrid

schedule18:36 - 13 Qershor, 2024

schedule 18:36 - 13 Qershor, 2024

Është padyshim një humbje me shumë vlera. “La Furia Roja” spanjolle do të luajë pasditen e së shtunës sfidën e parë të rrugëtimit të tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, ku përballë tyre do të kenë Kroacisë, në një supersfidë që pritet të jetë vertetë spektakolare dhe e luftuar nga të dyja skuadrat.

Mirëpo, teksa gjithçka po shkonte mirë për të dyja skuadra, duket se mbrojtja e “iberikëve” është lëkundur disi, me “shtatlartin”, Aymeric Laporte, i cili nuk do të debutojë të shtunën, për shkak të një shqetësimi muskular dhe në vend të tij në fushën e blertë do të zbresë kapiteni i Real Madrid, Nacho Ferndanez, për të shoqëruar baskun, Le Normand.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, në portë pritet të vendoset Unai Simon, ndërsa në krahët e mbrojtjes do të jenë padiskutim, Grimaldo dhe Dani Carvajal. Më të tërhequr në mesfushës, tekniku, Luis de la Fuente preferon dyshen, Merino-Rodri, ndërsa Lamine Yamal, Pedri e Nico Ëilliams janë vendosur pas “bomberit”, Alvaro Morata. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!