Spanja homazh për viktimat e Covid

schedule08:53 - 18 Qershor, 2020

schedule 08:53 - 18 Qershor, 2020

Spanja do të zhvillojë një homazh kombëtar për viktimat e koronavirusit më 16 korrik, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të BE-së dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, njoftoi sot kryeministri Pedro Sanchez.

“Ceremonia shtetërore në kujtim të 27 000 bashkatdhetarëve që kanë humbur jetën si dhe personave që kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë gjatë këtyre tre muajve do të zhvillohet më 16 korrik”, tha kryeministri në Dhomën e deputetëve.

“Kjo ceremoni do të drejtohet nga mbreti i Spanjës, Felipe VI”, shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, si dhe drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, do të jenë të pranishëm”, tha Sanchez, pa dhënë detaje për vendin e këtij homazhi.

Qeveria spanjolle dekretoi më 26 maj, 10 ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të pandemisë, zija më e gjatë që prej rivendosjes së demokracisë spanjolle në vitin 1977, pas diktaturës së Francisco Francos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!