Spanja më në fund duket se ka vendosur që të rihapë industrinë e saj të turizmit. Mediat bëjnë me dije se autoritetet spanjolle kanë vendosur heqjen e kufizimeve për vizitorët nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar.
Të gjithë turistët që do të vijnë, do t’iu matet temperatura në aeroporti, do t’iu merren të dhënat nëse ata kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe detajet e tjera personale.
Ky është një vendim që i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme, që ishte në fuqi për tre muaj në Spnajë. Megjithatë, maskat e fytyrës duhet të mbahen në ato vende publike ku distancimi fizik është i pamundur që të mbahet.
Spanja ka regjistruar mbi 245 000 të infektuar me koronavirus dhe 28 000 të vdekur nga ky virus./abcnews.al