Spanja gjen zgjidhjen, mësim buzë detit, fëmijët të gëzuar: Jemi të relaksuar

schedule22:04 - 12 Prill, 2021

schedule 22:04 - 12 Prill, 2021

Një shkollë buzë detit mund të jetë ëndrra e çdo fëmije. Por për nxënësit e një shkolle në Murcia në Spanjën juglindore është bërë realitet në epokën e koronavirusit.

Pas një viti mësim online për shkak të pandemisë, shkolla “shpiku” risinë duke u zhvendosur buzë detit. Nxënësit janë ulur në tavolina të vetme dhe me maska përpara një dërrase të zezë.

 

Është e sigurt dhe fëmijët po argëtohen“, tha mësuesi Juan Francisco Martinez. “Ata nuk harrojnë atë që mësojnë këtu” shtoi ai.

Më pëlqen të shkoj në plazh“, tha një fëmijë. “Unë preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar dhe komod” tha një tjetër. “Unë e dua plazhin, në verë gjithmonë vij këtu për të notuar çdo ditë dhe më pëlqen rëra” shton ai./ db/ Abcnews.al