Spanja fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Rumanisë

schedule14:28 - 6 Shtator, 2019

schedule 14:28 - 6 Shtator, 2019

Kombëtarja e Spanjës fitoi me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Rumanisë. Ramos dhe Alkaser i dhanë tri pikët e radhës furisë së kuqe. Nuk zhgënjen as Danimarka, ndërkohë që Zvicra u ndal në barazim 1-1 kundër Irlandës.

Kombëtarja e Spanjës mori tri pikët në transfertën delikate ndaj Rumanisë për llogari të grupit F. Sergio Ramos hapi serinë e golave në minutën e 29 nga pika e bardhë e 11 metërshit. Një gol që i dha qetësi furisë së kuqe që realizoi edhe të dytin në fillimin e fraksionin të dytë të lojës. Zhordi Alba asiston saktë për Pako Alkaser, i cili dërgon shifrat në 2-0. Gjithsesi vetëm pak minuta më pas vendasit rihapin ndeshjet falë golit të Andone. Rumania dominoi gjithçka në fundin e lojës, por nuk ia doli të barazojë falë edhe pritjeve spektakolare të portierit Kepa. Spanjollët kryesojnë grupin F me 15 pikë të plota. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Suedia që mban vendin e dytë fitoi pastër në transfertën e ishujve faroi me shifrat 4-0. Dy golat e shpejtë të Aleksandër Isak e më pas Lindelof dhe Kuaison vendosën fatet e takimit për nordikët. Në takimet e tjera, Zvicra nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e vështirë të Irlandës. Një rezultat që komplikon jo pak kualifikimin e skuadrës së Granit Xhakës pasi aktualisht ndodhet në vendin e tretë me vetëm 5 pikë. Humbet Greqia në transfertën e Finlandës, Bosnjë Herzegovina fitoi 5-0 ndaj Lihtenshtejnit, Norvegjia mundi Maltën, Danimarka shkatërroi Gjibraltarin ndërkohë që Izraeli barazoi në shtëpi me Maqedoninë e Veriut. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!