Spanja do të njohë shtetin palestinez në koordinim me vendet e tjera

schedule15:06 - 17 Maj, 2024

schedule 15:06 - 17 Maj, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të premten se Madridi do të njohë shtetin palestinez vetëm në një veprim të përbashkët me vendet e tjera. Në një intervistë me kanalin televiziv La Sexta, Sanchez mohoi gjithashtu raportet se njohja do të ndodhte më 21 maj.

Në një deklaratë të mëparshme, Madridi tha se do të njohë Palestinën deri në korrik dhe beson se së shpejti do të ketë një “masë kritike” brenda BE-së që do të detyrojë disa anëtarë të marrin të njëjtin qëndrim.

/abcnews.al