Sipas burimeve qeveritare, Spanja do të dërgojë në Ukrainë raketa anti-ajrore dhe tanke Leopard për të forcuar mbështetjen e saj ushtarake për vendin. Spanja do të ofrojë gjithashtu trajnime thelbësore për ushtrinë ukrainase se si të përdorin tanket, shkruan la repubblica.
Trajnimi do të zhvillohet në Letoni, ku ushtria spanjolle ka vendosur 500 ushtarë si pjesë e operacionit të Prezencës së Përparuar të Përmirësuar të NATO-s. Faza e dytë stërvitore mund të zhvillohet në Spanjë. Spanja deri më tani ka furnizuar Ukrainën me municione, pajisje mbrojtëse personale dhe armë të vogla.
/abcnews.al