Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë rishikuar numrin e vdekjeve nga koronavirusi me afër 2.000 më pak , duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 26.834.
Një sistem i ri i mbledhjes së të dhënave u kishte lejuar atyre që të identifikonin rastet që numëroheshin dy herë dhe të përjashtonin vdekjet që i atribuohen gabimisht virusit, tha Fernando Simon, koordinatori i ministrisë së shëndetësisë.
Ministria e shëndetësisë, e cila mbledh të dhëna nga autoritetet rajonale të shëndetësisë, gjithashtu rishikoi numrin e rasteve të konfirmuara të koronavirusit, nga 235.772 njoftuar të dielën në 235.400.
“Ne jemi të kënaqur me cilësinë në rritje të informacionit që na lejon të marrim vendime,” tha Simon. “Kjo është diçka që ndodh në çdo epidemi, kur evolucioni i epidemisë na lë pak më shumë kohë, duhet të korrigjoni shifrat dhe në raste të caktuara duhet t’i zvogëloni ato,” shpjegoi ai.
Ndërsa sistemi i ri uli numrin e vdekjeve me 1.918, Spanja mbetet një nga vendet më të prekura nga virusi./abcnews.al