SPAKU dhe LAKU

schedule09:49 - 17 Maj, 2022

schedule 09:49 - 17 Maj, 2022

Nga Edi Oga

Pas periudhave “të zëshme” që pasonin nga heshtje të gjata, ka disa javë që SPAK është gjithnjë në “headlines” të mediave. Më tepër për atë që pritet të bëjë sesa për ato që ka bërë. Retorika për peshq të vegjël e të mëdhenj, për rrjeta me fije çeliku, po evoluon në retorikë për shtrëngime LAKU. Nga ideja e përgjithshme që mjaft politikanë të lartë rrezikojnë përballjen me organin e akuzës e më pas me atë gjeqësor, tashmë rrethi është ngushtuar dhe gjithnjë e më tepër po ravijëzohen fytyra dhe emra konkretë të pushtetarëve të lartë.

Nëse ka ardhur ora e ndryshimit të madh, mirëse të vijë!

Por a mund të sjellë ndryshimin e shumëpritur arrestimi dhe dënimi eventual i tre-katër kokrrave, sado lart në hierarkinë e pushtetit dhe të abuzimit?! Qofshin edhe dhjetë. Edhe njëqind në qofshin. Këta mund të dalin nga sistemi, por ky i fundit do të jetë aty, i furnizuar me gjak të ri “politikanësh” ambiciozë që e marrin në sy edhe burgun!

Sistemi mund të ndryshojë kur të ndryshojë mentaliteti.

Mentaliteti mund të ndryshojë nëse ndryshon niveli arsimor dhe kulturor i shqiptarëve, kuptohet, të atyre që kanë mbetur dhe që nuk do të largohen.

Sigurisht që ndëshkimet ndihmojnë në ndryshimin e mentalitetit, por për të marrë fryte nga kjo pemë, duhet guxim, këmbëngulje dhe vazhdimësi.

Do të shohim. Le të shpresojmë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!