SPAK zbulon prapaskenat, vendimi për Alqi Bllakon dhe si përfundoi në polici

schedule11:00 - 1 Prill, 2022

schedule 11:00 - 1 Prill, 2022

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Të Organizuar, ka publikuar detajet të reja lidhur me arrestimin e ish-deputetit të akuzuar për korrupsion për Inceneratorët, Alqi Bllako.

Sipas SPAK, vendimi nga GJKKO për masën e sigurisë “Arrest me burg” është dhënë rreth orës 15:30, të datës 31.03.2022.

Ndërkohë  vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit menjëherë pas vendimit konkretisht në orën 15:45.

Megjithatë SPAK sqaron se Bllako është mundur të kapet nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.

Reagimi i SPAK: “ Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20.30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal. Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15.30 të datës 31.03.2022.Në orën 15.45, të datës 31.03.2022, vendimi i gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako i është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit. Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03.30 të datës 01.04.2022.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!