Me urdhër të Prokurorisë së posaçme është zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi kriminal me bazë në Shkodër që rezulton i përfshirë në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kokainës.
Mësohet se operacioni është zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit ku janë kryer disa kontrolle banesash, ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme janë caktuar 13 masa sigurie, për anëtarë të këtij grupi që dyshohen si të përfshirë në trafikim kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.
Mësohet se deri me tani 8 persona janë vene në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia ka dyshime se pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Dubai.
Mes të shpallurve në kërkim rezulton edhe ish-Punonjësi i policisë se shtetit Erjon Dani. Ai ka qenë shef krimesh në Komisariatin nr. 3 në Tiranë – prej disa kohësh ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Zberthimi i aplikacionit Sky Enchro Chat ka ndihmuar hetuesit për idrntifikimin e personave të përfshirë që tashmë akuzohen për trafik ndëkombëtar të lëndëve narkotike, ushtrim ndikimi të pa ligjshëm dhe shpërdorim detyre. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ky grup kriminal në disa episode ka trafikuar rreth 1 ton kokainë, ndërsa hetimet janë zhvilluar nga prokurori i posaçëm Adnand Xholi./abcnews.al