SPAK arreston Vangjush Dakon, zbardhet akuza

schedule17:20 - 6 Qershor, 2023

schedule 17:20 - 6 Qershor, 2023

DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, të cilët dyshohet se kanë kryer korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se një nga emrat është ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

SPAK pritet që të japë informacione për të arrestuarit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se përveç hetimeve të nisura për disa kate të një palleti që u dëmtua nga tërmeti në Durrës janë edhe për një procedurë tenderimi.

Pak ditë më parë, me urdhër të  SPAK u arrestua edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro për akuzën e korrupsionit.

Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)  vendosi të shpallë “non grata” ish-kryebashkiakun socialist Vangjush Dakon. Gjithashtu i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe pjesëtarëve të familjes së tij./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!