MYNIH- Policia e Gjermanisë vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, para finales së Uefa Champions League, trofe i cili do diskutohet mes PSG dhe Inter.
Media gjermane ‘Bild’ raporton se ka pasur disa përleshje dhe policia ka përdorur gazin lotsjellës për të qetësuar tifozët në metronë U6. Sipas saj, ka disa tifozë talianë, të cilët janë gjakosur.
Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Interit në drejtim të atyre të PSG-së në të njëjtin stacion. Po ashtu përleshje fizike pati edhe në stacionin qendror të trenit.
Les ultras de l’inter attaquent les supporters parisiens dans le métro !!
Attention à vous les gars, ils font tout pour casser l’ambiance bon enfant 🤦🏽♂️
Ils ne représentent pas les supporters interistes qui sont plutôt cools aux abords du stade !!! #UCLfinal #PSGINT pic.twitter.com/GChiWU4mgv— Paris By Match (@ParisByMatch) May 31, 2025
Policia ndërhyri me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Mediat gjermane, referuar burimeve nga terreni, shkruajnë se grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit nën mbikëqyrje të rreptë të forcave të rendit.
Takimi mes dy ekipeve pritet me entuziazëm të madh në mbarë botën. Ndeshja mes PSG dhe Inter nis në orën 21:00 dhe të gjithë sytë e sportdashësve janë drejtuar në stadiumin “Allianz Arena”./abcnews.al


