SPAK-u i sekuestroi pasuritë, zbardhet vendimi i Gjykatës për biznesmenin: Janë objekt i ligjit antimafia

schedule10:57 - 29 Korrik, 2022

schedule 10:57 - 29 Korrik, 2022

Zbardhet vendimi i gjykatës së Posaçme për sekuestron e pasurive të biznesmenit Anton Gjinaj.

Sipas Gjykatës pasuritë e sekuestruara janë objekt i ligjit antimafia.

Për 23 pasuritë e sekuestruara gjykata ka dalë më përfundimin se ekzistojnë prova se këto pasuri janë përfituar në mënyrë te kundraligjshme.

Gjykata theklson se personat që i posedojnë këto prona, të ardhurat e përfituara në mënyrë të ligjshme i kanë më të vogla nga vlera e pronave që disponojnë.

Gjithashtu në vendimin e gjykatës thuhet se ka arsye të bazuara  për të besuar këto prona mund te tjetërsohen tek persona të tjerë me qëllim që ato mos te konfisokohen. 23 pasuritë e sekuestruara i kalojnë agjencisë së administrrimit të aseteve të sekuestruara.

Në vendimin prej 14 faqesh gjithashtu thuhet se trafikimi i drogës në vitin 2006, ku ka qenë i përfshirë Pashuk Gjinaj, me vlerë rreth 2 milion eurosh.

Anton Gjinaj është i dënuar me 8 vite burg nga drejtësia spanjolle, për trafik të lëndëve narkotike. Ai u arrestua në prill të vitit 2021 në Mal të Zi, ndërsa ishte në kërkim nga Spanja.

Gjinaj ishte anëtar i një grupi kriminal që në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramë heroinë në Spanjë.

Pasuritë e sekuestruara

  1. Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini), si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
  2. Shoqëria “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr. L41713003M, me datë themelimi 08.05.2014 dhe datë regjistrimi 13.05.2014, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  3. Shoqëria “DEIZI – M” shpk, me NIPT Nr. L82212004G, me datë themelimi 22.09.2018 dhe datë regjistrimi 12.10.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  4. Shoqëria “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER” shpk, me NIPT Nr. L81811014B, me datë themelimi 04.06.2018 dhe datë regjistrimi 11.06.2018, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  5. Shoqëria “FORALB ALABASTER” shpk, me NIPT Nr. J62903844I, me datë themelimi 04.11.1994 dhe datë regjistrimi 08.11.1994, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  6. Shoqëria “XYZ 08” shpk, me NIPT Nr. K92110004Q, me datë themelimi 18.02.2008 dhe datë regjistrimi 10.09.2008, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  7. Shoqëria “GARDEN RESIDENCE TURDIU” shpk, me NIPT Nr. L91425024V, me datë themelimi 21.02.2019 dhe datë regjistrimi 25.02.2019, me formë ligjore të shoqërisë “Shpk”.
  8. Pasuri me sipërfaqe totale 1 290 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
  9. Pasuri me sipërfaqe totale 120 m2, e llojit apartament, me adresë, Laprakë, Tiranë.
  10. Pasuri me sipërfaqe totale 301.5 m2, e llojit truall nga e cila 246 m2 ndërtesë, me adresë Tiranë.
  11. Pasuri me sipërfaqe totale 1 680 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
  12. Pasuri me sipërfaqe totale 6 530 m2, e llojit arë, me adresë Tiranë.
  13. Pasuri me sipërfaqe totale 5 560 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
  14. Pasuri me sipërfaqe totale 3 930 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
  15. Pasuri me sipërfaqe totale 1 670 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
  16. Pasuri me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë.
  17. Pasuri me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
  18. Pasuri me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë.
  19. Pasuri me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë.
  20. Pasuri me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë.
  21. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI.
  22. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli G 63 AMG.
  23. Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe.
  24. Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!