Ish-kryeminstri Sali Berisha do të njihet zyrtarisht të mërkurën me përfundimin e hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ish-kryeministrit në 11 shtator iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, ndërsa SPAK ka njoftuar edhe Jamarbër Malltezin për tu njohur të mërkurën me aktet e dosjes dhe mbylljen e hetimeve. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë i pranishëm për tu njohur me përfundimin e hetimeve apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. Malltezi dhe Berisha mbahen të izoluar në banesë teksa janë marrë të pandehur për Koerrupsion dhe pastrim parash.
Të hënën në SPAK, u paraqit biznesmeni Fatmir Bektashi në shoqërinë e avokatit të mbrojtës ku iu komunikua përfundimi I hetimeve. Bektashi është hetuar në gjendje të lirë për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Të martën do të njihen me mbylljen e hetimeve edhe Andia Pustina dhe Xhimi Begaja që janë marrë e pandehur për pastrim parash. Sipas SPAK, Pustina nëpërmjet zyrës së saj juridike dyshohet se ka kryer veprime për ti ardhur në ndihmë Malltezit e Bektashit për përvetësimin dhe shitje të pronave në ish-kompleksin Partizani.
/abcnews.al