SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit dhe “Check Up-it”, 4 spitale nuk kthejnë përgjigje

schedule11:00 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:00 - 14 Qershor, 2022

Prokuroria e Posaçme SPAK, mësohet se ka nisur e dokumenteve të sterilizimit dhe “Check up”-it në spitalet vendit. Burime për ABC bëjnë të ditur se janë 4 spitale që nuk i janë përgjigjur SPAK-ut, duke mos i sjellë dokumentet mbi shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor ata kanë afat për kthimin e përgjigjes deri në fund të kësaj jave, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin  e veprimeve hetimore.

Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin e veprimeve hetimore. Më herët, SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncensionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020. Që në fillim të këtij viti SPAK dhe GJKKO kanë nisur hetimet për korrupsion në nivele të ulëta ku përfshiheshin dhjetëra persona. Në akuzat e kallëzuesve, thuhet se ky koncesion është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.

Përfaqësuesit e kësaj organizate dorëzuan kallëzimin në institucionin e sapokrijuar, ku shprehin disa dyshime; së pari, pse ky shërbim iu dha një privati, kur prej shumë vitesh e bënin vet spitalet; së dyti, se kostot janë shumë të larta – çmimi i sterilizimit për një set kirurgjikal ishte 2.4 euro nga spitalet publike, ndërsa koncensionari merr sipas kontratës mesatarisht 190 euro.

Tjetër dyshim i shprehur në kallëzim është afati për 10 vjet i koncensionit, që i tejkalon mandatet e dy qeverive. Nisma “Thurje” dyshoi për korrupsion, sepse në mënyrë të pazakontë sterilizimi mund të jepej me një tender të hapur publik si edhe shumë tendera të tjerë, dhe jo me një koncension të shtrenjtë.

Ndërsa pjesa e fundit është zbatimi konkret i konsensionit; pra, kërkohet një hetim edhe mbi cilësinë e këtij koncensioni, nëse realisht solli ndryshim rrënjësor sterilizimi i sotëm nga i mëparshmi, krahas me kostot.

Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë konçesionare për 100 milionë dollar me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!