“SPAK të merret me raste specifike”, Bushka: Kërkojnë më shumë angazhim se çështjet e tjera

schedule20:41 - 18 Tetor, 2023

schedule 20:41 - 18 Tetor, 2023

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotida Bushka ka deklaruar në emisionin “Real Story” se SPAK duhet të merret me raste më specifike. Sipas saj, kur bëhet fjalë për raste që kanë qenderë korrupsionin në nivele të larta dhe pandëshkueshmërinë, duhet më shumë angazhim.

Megjithatë, Bushka thotë se ka çështje që rëndojnë punën e përditshme të SPAK, siç është vlera shumë e vogël e shifrës së vënë në dispozicion.

“SPAK ka në fakt një diskutim që është bërë që kur u bën këto ndryshimet e ligjit, përpara zgjedhjeve të 2021 që disa vepra të tilla që e rëndojnë punën e SPAK-ut, që e ç’fokusojnë nga ajo që ka në thelb, që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, një prokurori speciale dhe do të duhej që në atë kohë ne të hiqnim një pjesë të barrës që kishte dhe t’ia kalonim juridiksionit të përgjithshëm. Në bazë të atyre ndryshimeve ose jo, është vënë re që ka çështje, sepse vlera është shumë e vogël, 500 mijë lekë të vjetra. Ka çështje që e rëndojnë përditshmërinë e punës së SPAK-ut, por ndërkohë do duhet të merren me këto raste speciale, për të ndëshkuar pandëshkueshmërinë dhe kur flasim për korrupsionin, flasim për atë në nivele të larta, janë shumë specifika që kërkojnë shumë kapacitete, kërkojnë më shumë angazhim se çështjet e tjera, por pavarësisht se si janë këto çështje, njësoj do e duan mundin. Edhe raporterët e Këshillit të Europës përbënë një vizitë monitoruese përpara dy javësh, e vunë re këtë gjë, u ngrit ky shqetësim dhe kjo është një çështje që ka dalë këto kohë, është duke e diskutuar dhe do të flitet dhe me partnerët ndërkombëtarë, do të shikohet se si shkon ajo në përputhje me reformën në drejtësi dhe sigurisht do të trajtohet me shumë seriozitet”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!