“SPAK të hetojë Bashën dhe Berishën”, xhaxhai i Aleks Nikës: Kemi një kasetë të regjistruar me të gjithë skenarin

schedule13:38 - 11 Shtator, 2023

schedule 13:38 - 11 Shtator, 2023

Familja e Aleks Nikës i vrarë më 21 janar kanë kërkuar që çështja të shkojë në SPAK dhe të hetohet ish kryeministri Sali Berisha në atë kohë dhe ish ministri Lulzim Basha.

Mark Nika xhaxhai i Aleks Nikës në një lidhje direkte për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani ka theksuar se ato nuk kanë më besim te Prokuroaria e Tiranës, dhe kërkojnë që çështja e 21 janarit të kalojë në SPAK.

Kemi bërë një padi në SPAK ku kemi akuzuar ish kryeministrin e asaj kohë që kanë marrë vendimin për vrasjen e demostruesve. Prokuroria e Tiranës e ka marrë çështjen nën hetim dhe më pas gjykata e larta e ndryshoi akuzën dhe e vendosi vrasje nga pakujdesia. Rrethanat dhe të dhënat nga FBI-ja tregojnë se vrasja është bërë me dashje”, është shprehu

Ndër të tjera ai ka theksuar se ato zotërojnë një kasetë e cila ka të filmuar të gjithë skenarin e ngjarjes dhe se sipas tij në këtë regjistrim dëgjohet qartë sesi ish liderit e asaj kohë pohojnë se i kanë vrarë, por është një provë që ato do e dorëzojnë vetëm në SPAK.

Jo vetëm që është pranuar se krimi është kryer nga ato por të gjithë rrethanat na çojnë në këtë drejtim. Gjithë skenari është realizuar dhe janë hartuar përshkrimi ne kemi një kasetë të regjistruar me të gjithë këtë dhe ne këtë do e dorëzojmë në SPAK pasi prokuroria e Tiranës është treguar shumë e njëanshme. Nuk e di se pse prokuroria nuk e thirr ish ministrin e Brendshëm kur dëgjohet se ai ka thënë se i vranë. Ka fakte kudo dhe pjesa më e madhe e fakteve që e vertetojnë këtë krim shtetëror janë të njohura botërisht dhe vertetojnë se ky është një krim i kryer me dashje për të mbajtur për

Bëmë përpjekje në Gjykatën e Krimeve të rënda por ato e kanë refuzuar kërkesën tonë që ta Hetojë SPAK çështjen, por nuk pranuan por kemi bërë një rekurs në Apel dhe kemi kërkuar që çështja të kalojnë në SPAK . SPAK ne do ti dorëzojmë edhe kasetën që ka regjistruar skenarin sesi ndodhi vrasja. E gjithë kjo është përgjegjësia e shtetit pasi për 13 vite nuk ka bërë asnjë hap për të hedhur dritë në këtë drejtim. Në gjendjen që është sot ku SPAK refuzon pa arsye do të thotë se është e njëanshme. Aty implikohet ish Kryeministrri ish ministri i Brendshëm por këto nuk e pranojnë dhe kur flitet për akuzat ndaj këtyre personave kemi heshtje nga prokuroria. Si ka mundësi që për 13 vite nuk thirret ish kryeministri, nuk thirret ish ministri i Brendshëm Basha që thotë se I kanë vrarë, pse nuk thirret ish presidenti Bamir Topi që ka dijeni për ngjarjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai është shprehur se në lidhje me këtë përgjegjësi ka edhe qeveria socialiste, pasi sipas tij duhet të hetonte më shumë.

Unë kam besim tek Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pasi besoj se duke pasur parasysh të gjithë këto prona do ta detyrojë SPAK që është i lëkundur që të merret me çështjen tonë. Ka prokurorë e gjykatës që janë emëruar nga Berisha që e kanë frikë atë akoma, por qeveria socialiste ka përgjegjësinë e saj në këtë çështje pasi duhet që të hetonte më shumë. Policia e Tiranës në atë kohë e ka neglizhuar dhe shumë prona janë prishur nën mbikqyrjen e qeverisë”, ka thënë ai duke theksuar se është për të ardhur keq sesi njerëz të pafajshëm janë vrarë në rrugë nga një shtet demokratik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!