Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“SPAK të arrijë kudo ku çojnë provat”, Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin: Në zgjedhje, presim kandidatë të panjollosur nga korrupsioni

schedule18:30 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 18:30 - 20 Dhjetor, 2024

TIRANË- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE si dhe pjesën e sundimit të ligjit, dhe sidomos SPAK.

Gjatë intervistës, diplomati Kasanof theksoi se “çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku të çojnë provat”. Ai pohoi se lufta ndaj korrupsionit është një përpjekje, e cila duhet të luftohet dhe prandaj është shumë e rëndësishme mbështetja pa kursim për SPAK.

“Tek SPAK, u sigurova që të flisja për mbështetjen e vazhduar dhe shumë të fortë për punën e atij institucioni. Është për t’u theksuar se në takimet e mia publike dhe private, fola për rëndësinë që ka sundimi i ligjit dhe se asnjë burrë a grua nuk është mbi ligjin dhe se çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku çojnë provat dhe kjo është diçka që e mbështesim jo vetëm si proces, por edhe si një radhë faktesh në terren që ndihmojnë për të luftuar korrupsionin dhe çrrënjosur krimin e organizuar, një përpjekje që Shqipëria po e kalon dhe që e kanë kaluar edhe vende të tjera, përfshi vendin tim, dhe një përpjekje që duhet ta fitojmë dhe prandaj është me rëndësi ta shohim suksesin e SPAK-ut”, tha ai.

Diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës foli edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do mbahen në Shqipëri më 11 maj 2025, ndërsa përsëriti apelin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që kandidatët të jenë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, dhe sipas tij, ky do ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.

“Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!