“SPAK shpresa e familjes Haklaj”, avokati: Berisha koka e organizatës që organizoi vrasjen

schedule16:02 - 29 Prill, 2023

schedule 16:02 - 29 Prill, 2023

Avokati i Familjes Haklaj, Idajet Beqiri i ftuar në studion e “Newshour” këtë të shtunë ka dhënë detaje në lidhje me dëshminë e bërë nga Aishe Haklaj një ditë më parë në SPAK.

Avokati është shprehur se familja Haklaj duke parë edhe institucionet e reja të drejtësisë që janë krijuar ka kërkuar që të ngrejë sërish padi për vrasjen e 4 familjarëve të saj.

Motra e tyre një ditë më parë ka dhënë dëshminë e saj si një nga dëshmitaret më kryesore që ka qenë dhe e pranishme në momentin e vrasjes së dy vëllezërve të saj dhe i ka parë nga afër autorët që e kanë kryer këtë krim.

Ndër të tjera avokati ka dhënë sqarime përsa i përket akuzave që familja Haklaj ka ndaj Sali Berishës si i dyshuari kryesor i kësaj masakre ku përveç katër vëllezërve, kalvari i vrasjeve ka vijuar duke e çuar në 14 numrin e personave që kanë humbur jetën në rrethin e kësaj familje.

Në vitin 2021 familja Haklaj babi Muharrem Haklaj, dhe vëllai i madh Hamdiu dhe dy motrat e tyre, pasi panë që në Shqipëri u bë një ekspoze dhe u formua SPAK dhe po flitej për reformën në drejtësi ka ardhur Aisheja pasi është në Suedi dhe ka kontaktuar mua që të jem avokat familje që tu formësoj këtë akuzë.

Pasi mora dhe studiova çështjen për rreth një viti dola në përfundim se procedimi penal duhej bërë dhe gjera dhe dëshmitarët përkatës dhe me 14 dhjetor të 2022 kallzimin penal e çuam në SPAK. Deri më tani janë bërë shumë veprime, dhe ka marrë dhe dosjet e pezulluara, për shkak se gjasme kishte mungesë autorësh por në fakt nuk e linte politika një gjë të tillë, pasi nuk bëhet fjala për një vrasje, por vetëm, nga kjo familje janë 4 vëllezër por nëse do të marrim dhe të afërme të familjes janë 14 vetëm nga kjo familje. Pasi u fut hakmarrja zinxhirë bëri që gjakmarrja dhe hakmarrja çoi deri në 200 djem që nuk janë në jetë sot”, ka thënë ai.

Sipas avokatit fajtori i vetëm në lidhje me këto vrasje është vetë Sali Berisha, i cili e ka pranuar dhe vetë nëpër studio televizive ku thotë se në familjen Haklaj janë rritur shumë kriminele.

“Rolin kryesor në këtë ka pasur rolin e organizuesit, të frymëzuesit, njeriun që jepte urdhrat e ka pasur ai si kryetar i kësaj organizate bashkë me 15 të tjerët që gjithashtu kanë qenë punonjës dhe drejtues policie. Në vitin ’98 i vuri në lëvizje dhe filloi mitingu i Tropojës ku Berisha u prit me armë dhe fajin ai ja vuri familjes Haklaj, kryesisht Shklëlqim Haklaj, dhe ai me video ka bërë thirrje njerëzve të tij se atë e donte në Tiranë dhe nuk zgjati shumë dhe ai u ekzekutua dhe pas kësaj vijoji kalvari i vrasjes.

Ai është koka e kësaj organizate dhe që është koka nuk provohet vetëm me këtë video, por në të gjithë studiot ai e ka deklaruar hapur dhe dy janë arsyet për këtë ose ai e ka kapur shtetin dhe e di që nuk do të ndëshkohet ose nuk është normal se nuk mund të pranosh një krim që mund të dënohesh me dëmin të përjetshëm.

Familja haklaj sipas tij ka prodhuar kriminelë, dhe sipas tij duhej ndihma e shtetit që të merrej hak ndaj tyre dhe që kjo familje të shuhet. Një gjë e tillë e ka thënë me zërin e vet dhe e bën më të lehtë këtë çështje. Ka prova të shumta në këtë drejtim”, ka thënë avokati”, ka thënë avokati Beqiraj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!