“SPAK shkaktoi tërmet në botën e krimit të organizuar”, ish-prokurori: Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, mes tyre vrasja e Artan Santos

schedule20:23 - 20 Maj, 2024

schedule 20:23 - 20 Maj, 2024

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “Real Story”, foili për goditjen e “të fortëve” të lekut dhe pushtetit pak ditë më parë nga SPAK.

Ai tha se SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar.

Më tej Hajdari paralajmëroi duke thënë se do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, ku mes tyre do të jetë vrasja e bankierit Artan Santos.

“SPAK ka shkaktuar tërmet në botën e krimit të organizuar. Deri tani SPAK ka goditur grupe të veçanta, ndërsa kjo goditje është 360 gradë. Ja ku është dosja. Ky është një lajm  i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare dhe t’u mbyllë gojën atyre që sulmojnë SPAK. Shqipëria po hyn në një rrugë të re, SPAK po tregon se do e bëjë Shqipërinë, falë kushteve dhe besimit të qytetarëve. Mafia, krimi i organizuar, nuk luftohet dot fort me prokurori. Kjo ka disa të mira. Jam i bindur që do ketë të arrestuar që do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Do të ketë zbardhje të shumë çështjeve, kuptoj si rrotullohet vrasja e Santos. Kam thënë që kur të krijohen struktura e posaçme, basti ka qenë kush do i vihet i pari para drejtësisë. Shumë shpejt para drejtësisë do të dalin vrasësit e gjyqtarit Konomi dhe Artan Santos.”, tha Hajdari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!